Boksieri shqiptar i mahnitshëm, shpallet kampion bote në boks

11 Tetor 2020

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka arritur që të mposhtë me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh.

Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.

Ndeshja për titullin kampion u zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë dhe në të morën pjesë dhe shumë shqiptarë. Madje dhe vetë boksieri Krasniqi hyri në ring me këngën “Kuq e Zi”.

Nga ana tjetër, Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA përkohësisht.

Kujtojmë se Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje,  prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.

Gazeta Shqip