Berisha mbërrin te Pallati i Sportit në Shkodër, nis takimi me demokratët

16 JANAR 2022

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione nga qytetarët e Shkodrës, të cilët kanë dalë ta presin atë në ambientet e jashtme të Pallatit të Sportit të qytetit. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë përshëndetur nga afër Berishën, teksa ai futej brenda në sallën e takimit.

Ndërkohë, në nisje të takimit, në sallë është luajtur himni kombëtar i Shqipërisë.

Berisha do takohet sot me demokratët e Shkodrës, në kuadër të turit të takimeve të tij me demokratët në mbarë vendin.

Gazeta Sot