Policia e Vlorës niset drejt Fierit.

“Basha ik”, “Je non-grata”. – Mbështetësit e Berishës e presin me protestë kryedemokratin

16 JANAR 2022,

Takimi i kryedemokratit Lulzim Basha në teatrin “Bylis” në Fier pritet të shoqërohet me tensione. Disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë në protesë dhe me mbajnë pankartat në duar.

Pak nga pak vihet re ndarja e mbështetësve pasi nga ana e prefekturës janë mbështetësit e deputetit Luan Baçit ndërsa tek hyrja e Teatrit Bylis janë në pritje te Bashës.

Ata mbajnë në duar banderola dhe thërrasin “Basha ik”, “Basha na ka prerë në besë”, “Demokratët të bashkohen”, “Këtë që na ka bërë Basha nuk na e ka bërë as Enveri”.

Mbetet për tu parë nëse thirrjet e tyre do të përfundojnë me pankarta apo do të afrohen në ambientin ku do të zhvillojë takimin Basha.

Demokratët shprehen se gazi lotësjellës që Basha u hodhi në protestën e 8 Janarit ishte një lëvizje e gabuar nga ana e tyre. Policia po ashtu është nisur drejt qytetit për të siguruar që të mos ketë asnjë përplasje.

Për të parandaluar ndonjë incident, policia e Vlorës është nisur drejt Fierit për të siguruara zonën ku do të mbahet takimi. Nuk dihet nëse këto masa sigure janë kërkuar nga vetë Basha apo policia kërkon që të shmangë të gjitha përplasjet e mundshme që mund të ndodhin pas trazirave që janë krijuar në selinë blu.

Gazeta Shqip