Tensione dhe përplasje në Fier, Basha mbërrin në godinë, demokratët e presin me protesta, policia me maska kundra gaz i bllokon

16 JANAR 2022

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk është pritur mirë nga protestuesit në Fier. Me thirrjet ‘Basha ik’, ‘Turp’ protestuesit e pritën në hyrje të Teatrit ‘Bylis’ në Fier.

Ndërkohë jashtë Teatrit janë shtuar forcat e policisë pasi dhe protestuesit janë të shumtë në numër.

Për sigurimin e aktivitetit kanë ardhur forca speciale të policisë së Vlorës. Ndërsa në momentin që këta të fundit kanë tentuar të afrohen në makinën ku ndodhej Basha, ka ndërhyrë policia, efektivë të shumtë me maska kundragaz kanë bllokuar demokratët që ishin kundër kreut të PD.

Gazeta Shqip