Ambasadori i BE, Luigi Soreca 50 minuta në zyrën e Presidentit Meta. Çfarë diskutojnë

14 shtator 2020

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Takimi zgjati rreth 50 minuta ndërsa nuk dihen arsyet e kësaj vizite.

Ky takim vjen në nisje të sesionit politik, i cili pritet të jetë me debate nga ana e mazhorancës dhe opozitës.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta dekretoi 25 prillin si datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gazeta Panorama