PD pranon ftesën e Gjiknurit, Basha mbledh ekspertët para mbledhjes së Këshillit

14 SHTATOR 2020

Partia Demokratike pritet të jetë e pranishme në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, duke nisur kështu përballjen e parë me socialistët pas ndryshimeve të kontestuara të Kushtetutës.

Përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik, mësohet se në selinë e PD-së po zhvillohet një takim me ekspertët e saj. Dy negociatorët e opozitës jo parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili po takohen me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në selinë blu në ora 11.00.

Ish-deputeti demokrat Bylykbashi është përzgjedhur edhe si përfaqësuesi në komisionin e posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

PD e LSI i rikthehen tryezës së dialogu politik me një kusht mos-prekjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë sa i takon hapjes së listave opozitaret janë të gatshëm për arritjen e një dakordësie me mazhorancës parlamentare.

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri që  thirri mbledhjen e Këshillit Politik  pasditen e sotme në ora 18.00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor. Ndërkohë mbledhjes së Këshillit  do i paraprije një vendimmarrje e Komisionit te Ligjeve ku do përcaktohet grupi i punës për përkthimin  e ndryshimeve kushtetuese në ligjin e ri zgjedhor.

Gazeta Shqip