22 Nëntor 2026

Një zbulim i pazakontë është bërë në aeroportin e Limës në Peru, ku autoritetet kanë zbuluar më shumë se 3 mijë merimanga të fshehura brenda çorapeve të pista, në tri valixhe që po transportoheshin drejt Gjermanisë.

Dy shtetas gjermanë dhe një polak u ndaluan pasi agjentët e doganës vunë re lëvizje të dyshimta në bagazhe.

Merimangat, të cilat i përkisnin disa rajoneve të Perusë, ishin në faza të ndryshme zhvillimi.

Sipas autoriteteve, vlera e tyre në tregun evropian mund të arrinte rreth 1.5 milionë euro. Të dyshuarit janë ndaluar dhe përballen me akuza për kontrabandë.