27 Qershor 2023

Nuk duhet të jemi të vetëkënaqur përballë Covid-it, i cili është përgjegjës për një mijë viktima çdo javë në Europë, paralajmëroi sot zyra europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Edhe nëse nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, Covid-19 nuk është zhdukur”, tha drejtori rajonal Hans Kluge në një konferencë për shtyp.

OBSH njoftoi më 5 maj se pandemia Covid-19 nuk është më një emergjencë shëndetësore globale.

Sipas zyrtarit të OKB-së, është një “sëmundje komplekse për të cilën ne vazhdojmë të dimë pak” pavarësisht se 1 në 30 europianë vuanin nga Covid gjatë tre viteve të fundit.

Sipas këtyre vlerësimeves, rreth 36 milionë banorë të rajonit që përfshin 53 vende dhe shtrihet në Azinë Qendrore, janë prekur padyshim nga Covid-i i zgjatur.

“Ne duhet të vazhdojmë të fokusohemi në pasojat afatgjata të Covid-it, siç është Covid-i zgjatur.

Këto vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në shëndetin në mbarë botën dhe nuk mund të injorohen”, tha menaxherja e urgjencës Catherine Smallwood.

Në të gjithë Europën, vigjilenca mbetet gjithashtu për shpërthimin e mpox (i njohur më parë si lija e majmunëve), 22 raste u regjistruan në Evropë në maj dhe efektet e valëve të të nxehtit, sipas OBSH-së në Evropë.

Gazeta Dita