Shtrigat e Salemit ne TK

'Shtrigat e Salemit' ne TK
Premiera e dramës “Shtrigat e Salemit” e dramaturgut të njohur amerikan Artur Miller ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë në datat 2 dhe 3 prill si dhe më 8,9 dhe 10 prill, ora 20:00. Kjo dramë vjen nën regjinë e Spiro Dunit si një dramë pa kufij. Megjithëse Miller përshkruan një atmosferë të viteve 1700, inskenimi i Dunit fokusohet në marrëdhëniet e individit në këtë botë kaq të egër, përpjekjet që kanë bërë njerëzit në kohëra të çuditshme për tu ndarë nga klasa duke qenë individë. Artisti i njohur Timo Flloko do të luaj personazhin e rëndësishëm të dramës John Proctor.

Flloko rikthehet në skenë pas tre vitesh sërish me një karakter tragjik të Millerit. Kjo vepër përben për Fllokon edhe bashkëpunimin e parë në teatër me Eva Alikajn Krahas Fllokos në kastën e aktorëve janë zgjedhur Drita Pelingu, Vasian Lami, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Eni Jani dhe aktorë të tjerë. “Shtrigat e Salemit” në titullin origjinal “The Crucible” është një nga dramat me të arrira dhe të suksesshme të Millerit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama