Si te argetoheni ne Diten e te dashuruarve nese jeni singel

Si te argetoheni ne Diten e te dashuruarve nese jeni 'singel'

Thuhet se Dita e Shën Valentinit është ditë e të dashuruarve, festë e dashurisë, festë për çifte, e po s’ka gjë nëse jeni vajzë “singël” e cila e do dashurinë – përse nuk do të argëtoheshit në këtë ditë të zemrës.

Kjo “ditë e veçantë” për të dashuruarit nuk është shpikur që vajzat e vetme të ndihen keq, shkruan Telegrafi, andaj mos mendoni fare për vetminë, le të jetë për të gjithë një ditë e veçantë argëtimi.

Shën Valentini, festa e të dashuruarve, është pa dyshim një ditë shumë e dashur dhe e pritur nga të gjithë romantikët e botës, por vetëm nëse jeni të dashuruar vërtet, në të kundërt do të ishte thjesht 14 shkurt, një datë si gjithë të tjerat. Të kalosh Shën Valentinin prej single mund të jetë e mërzitshme, sepse përfundon duke i parë të gjithë të lumtur, në çift, përveç se ju.

Në të vërtet mënyra më e mirë për të kaluar 14 shkurtin në mënyrë të këndshme, është pikërisht të mos mbylleni në shtëpi duke parë ndonjë film, por të dilni dhe të argëtoheni. Telefononi miket tuaja dhe organizoni të dilni në lokalin tuaj të preferuar, ose mund të shkoni në kinema për të parë një film i cili nuk është shumë romantik.

Mund të përfitoni për te vajtur në ndonjë organizim që bëhet në qytet për Shën Valentin për njerëzit që janë single.
Të njihni persona të rinj pikërisht në ditën më të urryer nga beqaret, mund të jetë mënyra më e mirë për të kaluar një Shën Valentin të vetmuar. Zbavituni, mos mendoni se do kishte qenë më mirë nëse do të ishit dy, sepse ajo që ka rëndësi është të jeni mirë me veten tuaj.

Retorika që rrethon festën e të dashuruarve na tregon se sa të lumtur janë te gjithë përveç nesh, por është një logjik të cilën duhet ta mundni. Dashuria kur është, është e mrekullueshme për ta kurorëzuar gjithmonë, dhe nuk është shumë e rëndësishme të jetë një datë e shënuar në kalendar që të na e kujtoj. Nuk na mbetet gjë tjetër se te jetojmë me qetësi dhe optimizëm jetën, duke besuar se ai person shumë i veçantë do të vijë herët a vonë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama