XXL-TV ne Teatrin Kombetar te Komedise

'XXL-TV' ne Teatrin Kombetar te Komedise
Teatri Kombëtar i Komedisë do të nisë aktivitetin e tij artistik me premierën "XXL-TV", më datë 17, 18, 23, 24 dhe 25 dhjetor, ora: 19:00. Me autor - Stefan Çapaliku; regjizor - Naun Shundi & Stefan Çapaliku; skenografia - Fatbardh Marku; kostumografia - Anila Zajmi. Në role marrin pjesë aktorët: Bujar Asqeriu; Mehdi Malka; Olta Daku; Lulzim Zeqja; Flaura Kureta; Marsela Lena; Roland Saro. Ngjarjet zhvillohen në studion e një stacioni televiziv, që ndodhet i vendosur në katin e dytë të një ndërtese në qendër të qytetit, mbi Bankën Kombëtare. Nëpër skenë rri duke lëvizur një kamera e mbështetur mbi një stativ me rrota.

Mbi skenë është një ekran gjigand televizori në qark të mbyllur me kamerën që shëtit në skenë dhe që transmeton ndën sigën e "TV-XXL". "XXL TV" i kushtohet realitetit mediatik shqiptar në vecanti dhe atij global në përgjithësi. Ajo merret me mënyrat e manipulimit të së vertetës, me karakterin ordiner të imazhit dhe mesazhit televiziv. Në qendër të estetikës së saj është vendosja përballë e teatrit si demaskues i televizionit. Eshtë mëngjesi i parë në një televizion privat që përpiqet të mbijetojë me të gjitha format duke përcjellë një realitet falls. Studioja televizive vjen dhe bëhet fushëbeteja dramatike e njerëzve fare të zakontë, si ne dhe të ngjashëm me ne, që kanë hallet dhe problemet e veta ekzistenciale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama