Monodrama Qen bir...i nje qeni ne Teatrin Metropol

Monodrama 'Qen bir...i nje qeni' ne Teatrin Metropol
Më 13 dhjetor ora:19:00 në sallën "Shekspir" të Teatrit Metropol, Mbrëmje Lexim Interpretativ - Debat "Zhvillimi i dramaturgjisë shqipe në jetën artistike" Monodrama "Qen bir...i një qeni", nga Ferdinant Hysi; regjia Sonila Kapidani; aktorin Pjerin Vllashi; në piano Milen Nikolla. Në një dialog mes fjalës së aktorit dhe tingullit të pianos live, prezantohen çaste nëpërmjet një leximi interpretativ nga monodrama e Ferdinand Hysit, "Qen bir…i një qeni", me lojën e Pjerin Vlashit dhe pianistes Milen Nikolla. Pas këtij prezantimi, vijon debat i hapur mbi zhvillimet e dramaturgjisë shqipe në këto vite.

Debati do të fokusohet në 2 drejtime: Zhvillimet e dramaturgjisë shqipe në këto vite kërkojnë që ne të mos e mohojmë atë. Promovimi i dramaturgjisë shqipe, detyrë e çdo artisti dhe nevojë për prezantimin e identitetit tonë artistik edhe jashtë Shqipërie. Pjesëmarrja në këtë mbrëmje, konsiderohet si një kontribut ndaj së shkuarës sonë të përbashkët dhe në funksion të transmetimit të saj, brezave që do të vijnë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama