Vendet me te mira dhe me te keqija ne bote per te qene grua

Vendet me te mira dhe me te keqija ne bote per te qene grua
Kur më shumë se gjysma e botës është gdhirë sot në ditën e 101 ndërkombëtare të grave, do të jetë e vështirë nëse atmosfera duhet të jetë e denjë për një festim, apo për një dëshpërim. Nëse do t’u hidhnim një vështrim statistikave në rang bote, nuk mund të thuash se nuk ka ndryshime për mirë krahasuar me le të themi një shekull më parë. Kështu, 85% e vendeve të botës i kanë përmirësuar kushtet e jetesës dhe pozicionet sociale të femrave. Dhe kjo vetëm gjatë 6 viteve të fundit, ndërkohë në terma ekonomikë dhe politikë rruga drejt kushteve më të mira është ende e gjatë.

Po cilat janë në botë ato vende ku është një fat të lindësh grua?

1. Vendi më i mirë për të qenë grua - Islanda

Islanda ka edhe barazinë më të madhe mes grave dhe burrave nëse do të merrnim në konsideratë politikën, shkollimin, punësimin dhe treguesit e shëndetit. Ndërsa vendi më i keq për të qenë grua është Jemeni, kurse më i rrezikshmi është Afganistani.

2. Vendi më i mirë për të qenë politikane – Ruanda

Ky është vendi i vetëm në botë në të cilin gratë përbëjnë pjesën më të madhe të deputetëve në Parlament. Gratë kanë 45 vende nga 80 që janë gjithsej në Parlament. Vende shumë më të zhvilluara se Ruanda, si për shembull Britania e Madhe, kanë një renditje shumë më të ulët në klasifikim. Ndërsa vendet ku gruaja ka shumë pak zë në politikë janë Arabia Saudite, Jemeni, Katari, Omani dhe Belinze, të cilat nuk kanë asnjë grua në Parlament.

3. Vendi më i mirë për të qenë nënë – Norvegjia

Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të qenë nënë, me riskun më të vogël të vdekshmërisë foshnjore 1 në 7600 dhe me një ndihmë shumë të kualifikuar gjatë lindjes dhe më pas. Vendi më i keq është Afganistani, në të cilin një grua ka 200 herë shanse më shumë të vdesë gjatë lindjes se në çdo vend tjetër.

4. Vendi më i mirë për të shkruar dhe për të lexuar – Lesoto

Në këtë vend, numri i grave të shkolluara e kalon atë të meshkujve. 95% e grave të vendit janë të afta për të shkruar dhe lexuar krahasuar me 83% të numrit të burrave. Ndërsa vendi më i keq në këtë aspekt është Etiopia, ku vetëm 18% e grave dinë shkrim e këndim krahasuar me 42% të meshkujve.

5. Vendi më i mirë për të qenë kryetare shteti – Sri Lanka

Gratë e qeverisin këtë vend që prej 23 vitesh, ndërkohë që shumë vende të quajtura të civilizuara, demokratike dhe pro gjinisë femërore nuk janë drejtuar asnjëherë nga ndonjë femër.

6. Vendi më i mirë për të qenë një grua artiste – Suedia

Këshilli i Arteve të Suedisë ka lançuar një iniciativë për përmirësimin e barazisë gjinore në arte. Instituti suedez i Filmit e ka me detyrim që t’u japë grante mbështetëse projekteve të grave për realizimin e tyre dhe madje dhe në Institutin e Filmit ka kuota të përcaktuara për pjesëmarrjen e grave.

7. Vendi më i mirë për të qenë menaxhere – Tajlanda

Tajlanda ka përqindjen më të madhe të grave që janë në pozicione të larta menaxhuese, 45%. Ndërsa vendi që ka përqindjen më të ulët është Japonia me 8% të menaxhereve gra.

8. Vendi më i mirë për të lindur – Greqia

Greqia është vendi më i sigurt në botë për të sjellë në jetë fëmijë, me 1 në 31 000 raste të vdekshmërisë foshnjore. Vendi më i rrezikshëm është shteti më i ri në botë, Sudani i Jugut. Në këtë vend, në të gjithë territorin ka jo më shumë se 20 mamí.

9. Vendi më i mirë për pjesëmarrje ekonomike – Bahamasi

Është vendi që zë vendin e parë në botë për pjesëmarrjen dhe mundësitë që u jep grave në punësime të ndryshme. Dasia mes gjinive në këtë vend është 91% gjatë 6 viteve të shkuara. Në të kundërt, Jemeni ka një përqindje prej 32%.

10. Vendi më i mirë për të qenë gazetare – Karaibet

Karaibet janë një rajon me numrin më të lartë të televizioneve në botë, si dhe të radiove e gazetave të përditshme dhe mbi të gjitha në to pjesa më e madhe e gazetarëve janë gra, 45%. Rajoni më i keq në këtë aspekt është Afrika me 30% të raportimeve që vijnë nga gratë. Europa vjen me 35%, por ka dhe vende me një përqindje shumë më të keqe, si Britania e Madhe, vend në të cilin vetëm 9% e kryeredaktorëve të mediave janë gra.

11. Vendi më i mirë për të drejtën e zgjedhjeve – Suedia

Suedia u mundëson grave që të kryejnë aborte pa masa shtrënguese gjatë 18 muajve të parë të shtatzënisë. El Salvator, Filipinet dhe Nikaragua janë ndër vendet me rekordin më të keq në këtë drejtim, për shkak të ndalimit të aborteve.

12. Vendi më i mirë për të fituar para – Luksemburgu

Luksemburgu e ndan këtë pozicion me Norvegjinë për vlerësimin e sasisë së të ardhurave. Në këto vende gratë dhe burrat fitojnë pak a shumë të njëjtën sasi parash për të njëjtën punë. Ndërkohë që pabarazia më e madhe mes gjinive në drejtim të pagave për të njëjtën punë është në Arabinë Saudite, ku meshkujt fitojnë 5 herë më shumë se një grua për të njëjtin pozicion.

13. Vendi më i mirë për të shkuar në universitet – Katari

Në Katar raporti i atyre që shkojnë në universitet është 6 gra me 1 burrë. Ndërsa problemet më të mëdha në këtë drejtim i ka Çadi, ku meshkujt i kalojnë gratë me 3%.

14. Vendi më i mirë për të jetuar - Japonia

Gratë në Japoni kanë jetëgjatësinë më të madhe në botë me 87 vjet, duke ua kaluar meshkujve me 7 vjet. Ndërsa vendi me jetëgjatësinë më të shkurtër në botë për gratë është Lesotho me 48 vjeç, një vit më pak se burrat.

15. Vendi më i mirë për të qenë atlete – SHBA

5 nga dhjetë atletët më të famshëm në vitin 2011 ishin femra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa vendi më i papërshtatshëm është Arabia Saudite, që nuk ka dërguar asnjëherë atlete femra në Olimpiadë dhe ua ka ndaluar femrave pjesëmarrjen në sport në shkollë.

16. Vendi më i mirë për të lënë burrin – Guam

Ishulli i Mikronezisë, Guam, ka shkallën më të lartë të divorceve në botë, ndërkohë që Guatemala ka shkallën më të ulët.

17. Vendi më i mirë për t’i dhënë makinës – India

Nju Delhi është vendi më i mirë në botë për gratë që duan të bëjnë karrierë si shofere taksie. Një organizatë në kryeqytet lançoi një iniciativë për të trajnuar gra, të cilat më pas do të çelnin shërbimin e parë të radiotaksive vetëm me gra. Ndërsa vendi më i keq është Arabia Saudite, i vetmi vend në botë që ua ka ndaluar grave drejtimin e makinës.

18. Vendi më i mirë për punë që kërkojnë aftësi të mëdha – Xhamajka

Xhamajka ka edhe përqindjen më të lartë të grave që kanë punë të cilësisë së lartë, pra që kërkojnë një përgatitje të lartë profesionale si deputete, menaxhere. Në këtë, vend thuajse 60% e këtyre pozicioneve të larta drejtuese dhe menaxheriale janë zënë nga gratë. Jemeni është i fundit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama