8 Marsi dita Mamas

8 Marsi dita Mamas
Kjo dite eshte rrenjosur si lufte shekul- lore e grave per te marre pjese ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat. Ideja e dites nderkombetare te grave erdhi ne fillim te shekullit 20 qe ne boten e industrializuar si pjese e zgjerimit, rritjes se popullsise dhe ideologjive radikale. Ndaj sot ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe ecurine per pregatitjen e nje brezi te ri me vitytet me te mira per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes. Te kujtojme sakrificat e tyre.Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre. Fillimisht më 8 mars 1875,Në ndërmarrëjen e Tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës,orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta.

Rrëpatjet e grave drejt realizimit të drejtave të tyre nuk pushuan asnjëherë Më vonë në Copenhagen në Mbledhjen ndërkombëtare të Socialistëve,u vendos të mirren parasysh disa nga kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data kur duhej të shënohej kjo ditë. Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielen e fundit të fund shkurtit. Më 1911,Danimarka,Gjermania,Zvicrra dhe Austria,shenuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra,ku veq kërkesave të më parshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës. Më 1913-1914,në prag të Luftës së Parë Botrore,gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shenuar diten e grave.Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe perdorej në Rusi,sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte me daten 8 mars.Ky ishte vendimi përfundimtar që u zgjodh 8 marsi,festa ndërkombëtare e grave,edhe pse në shumë vende Evropiane sot nuk festohet kjo datë ,kështu ishte vendosur më 8mars 1917.

Sot të zëmë në Gjermani e Zvicërr gratë e tyre as nuk dijnë për këtë datë nga se dita e nënave atje festohet në maj,por zanafilla e ditës së gruas vjen 8 marsi 1917,të cilen nuk mund as ta ndryshojmë.Edhe sot reflektimi i grave për progres dhe ndryshime,guximi per realizimin e të drejtave të tyre nuk pushon.Megjithatë gratë tona shqiptare nën kohën e roberisë dhe varfrimit,kanë vuajtur shumë,kanë dhënë sakrifica,por nuk kanë pushuar synimin për realizimin e të drejtave të tyre.Fatbardhësisht sot gratë tona kanë hapur portat e tyre te te drejtave.Femrat tona të emancipuara hapërojnë krah me meshkujt në qdo porë të jetës.Andaj më lejoni mes këtyre rreshtave,që femres shqiptare kudo që ndodhet të i uroj festën e tyre,shëndet,suksese,fat e lumturi në qdo fushë të jetës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama