Dhuratat per 8 Marsin percajne kolektivin...

Dhuratat për 8 Marsin përçajnë kolektivin...
kolektivin e shkollës së mesme bujqësore në Tetovë!

Arsimtaret që refuzuan lulet pohuan se nuk e kuptojmë se si mundet që për festën e gruas dhuratat t'i blejë drejtori e jo ndonjë komision i veçantë, në të cilin do të kishte edhe gra të punësuara në shkollë.

Profesoreshat shqiptare në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë kanë refuzuar dhuratat për festën e 8 Marsit, të cilat ua ka ofruar drejtori i shkollës Pero Gligorov. Ata nuk kanë pranuar të marrin dhuratat, duke u shprehur se "tabakaja" që kishte siguruar drejtori nuk është dhuratë që i jepet një femre në një ditë të këtillë. "Për këtë ditë preferohen lulet si dhuratë për gratë dhe ne lule nuk morëm", ka qenë reagimi dhe arsyetimi i arsimtareve të kësaj shkolle. Në ndërkohë mësohet se dhurata e drejtorit nuk është refuzuar nga ana e arsimtareve dhe të punësuarave maqedonase në këtë shkollë!

Arsimtaret që refuzuan lulet pohuan se nuk e kuptojmë se si mundet që për festën e gruas dhuratat t'i blejë drejtori e jo ndonjë komision i veçantë, në të cilin do të kishte edhe gra të punësuara në shkollë.

Megjithatë problemi i dhuratave për 8 Marsin në këtë shkollë ka edhe një histori më të thellë. Çështja e dhuratave për këtë festë duket se ka qenë e diskutuar edhe më parë në këtë shkollë. Sipas zëvendësdrejtorit të shkollës bujqësore, Sherif Abdurahmani këto dhurata janë blerë përpara se këshilli i shkollës të miratojë fondet për këtë qëllim. "Këshilli i shkollës ndërkohë ka vendosur të ndajë mjete në vlerë prej 550 denarëve për çdo grua të punësuar në shkollën tonë, por drejtori i shkollës dhuratat i ka blerë para se të merret vendimi", theksoi Abdurrahmani, duke shtuar se Gligorov nuk është konsultuar as me zëvendësin e tij e as me kolektivin e shkollës për të vendosur se çfarë dhuratash do t'u blejnë kolegeve të tyre. Sipas zëvendësdrejtorit, në këtë rast janë blerë gjithsej 70 dhurata, të cilat nëse do të kishin vlerën e 550 denarëve të aprovuar nga këshilli, do të kushtonin mbi 630 euro.

Sipas zëvendësdrejtorit, kjo nuk është hera e parë që drejtori i shkollës Pero Gligorov nuk kontakton me zëvendësin e tij dhe me kolektivin. Ai kujton se një gabim i ngjashëm është bërë edhe në rastin e përgatitjes së kalendarëve për vitin 2008. "Kalendari nuk është plotësisht në dy gjuhë. Në të ditët dhe muajt janë të shkruara në maqedonisht kurse emri i shkollës në shqip.


Nga : monitorpress.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama