Yuri Kim del me mesazhin e forte: – “… Qytetarët shqiptarë duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën …”

19 QERSHOR 2020

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një mesazh të fortë të Yuri Kim dhe njofton se ambasadorja do të shfaqet mbrëmjen sotme në televizionin A2 ku do të diskutojë mbi situatën aktuale në vend.

Në këtë mesazh Kim shprehet se ajo ka udhëzime të qarta nga Uashingtoni që drejtësia të mbetet prioritet dhe është e vendosur ta çojë përpara.

“‘Qytetarët shqiptarë duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit. Përsa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara’. Ndiqni A2 sonte, ora 21:00, për intervistën e Ambasadores Yuri Kim me Blendi Salaj. Mos humbisni bisedën e Ambasadores Kim mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe më shumë.”, njofton Ambasada Amerikane.