9 Shtator 2023

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Akerni të njësisë administrative Novoselë.

Mësohet se nga zjarri është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po ndihmon për lokalizimin e zjarrit.