TRAGJEDI! 80 të vdekur dhe 1300 persona të humbur në Gjermani

16 KORRIK 2021

Fatkeqësi nga përmbytja në Gjermani! Sipas policisë, numri i vdekjeve nga stuhitë në Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen shkoi në 80 të enjten në mbrëmje. 30 persona humbën jetën në Nordrhein-Ëestfalen dhe 50 në Rheinland-Pfalz. “Frika është se do të ketë më shumë”, tha një zëdhënës i policisë sot në mëngjes. Puna e kërkim-shpëtimit është duke vazhduar. Ndër të tjera 1300 persona raportohen të humbur.

Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Gazeta Sot