Petro Koçi: – Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier

16 KORRIK 2021

Deputeti Petro Koçi i është drejtuar me një thirrje SPAK që të spostohet në Fier, ku sipas tij, “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”.

Koçi denoncon se protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës, tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Ai akuzon titullarët e institucioneve, që drejtohen të gjitha nga PS, për bashkëpunim me trafikantët, ndërsa sipas tij disa të tjerë bien pre e kërcënimeve.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtperdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcenuar pronarët e subjekteve te biznesit.

Të fuqizuar, sidomos duke lare parate e pista në industrine e ndertimit, ata vazhdojnë të përvetesojne fitime kolosale nga taksat tona.  Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti yne t’i nënshtrohet botës së krimit te organizuar”, shkruan ai.

Gazeta Sot