7 Mars 2023

Një tjetër tërmet i ri me magnitudë 4.9 Rihter ka goditur Turqinë qendrore këtë të martë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra larg Kezaresë.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm dy kilometra. Ditën e sotme dy tërmete të tjera lëkundën Turqinë, ku njëri ishte me magnitudë 4.2 dhe tjetri 4.5 rihter.

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 goditi një zonë të afërt në perëndim të Kahramanmaras.

Kujtojmë se dje u bë një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

E frikshme/ Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë, sa ishte