Tërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë

Nga OraNews

9 Janar 2022

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, ora 22:43 (ora lokale),

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO informoi se ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.

Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

“Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme” thuhet ne njoftimin e Departamentit te Sizmologjisë, Instituti i Gjeoshkencave.

Lëkundjet e tërmetit ndihen në studion e “Ora Sport”, Sulçe qetëson kolegen i jep ujë

Ministria e Mbrojtjes ka kaluar në gadishmëri të gjitha strukturat e emergjencave civile.

Nuk është hera e parë që lëkundjet e tërmetit bien teksa ata janë në transmetim live në studion e emisionit.