Erdogan sulmon artin perëndimor: – Nuk kanë vlera morale, janë të mbushura me mesazhe të fshehura

9 janar 2022

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shpesh jep deklarata të forta për artistë që nuk i pëlqen dhe shpesh në Turqi veprat e artit kanë përfunduar dhe në qendër të çështjeve gjyqësore.

Gjatë një deklarate, Erdogan i cilësoi veprat e artit perëndimor si mjete që normalizojnë devijimet dhe paturpësitë. Kreu i shtetit turk apeloi që të kundërshtohen me forcë këto lloj sulmesh ndaj vlerave morale.

“Veprat perëndimore të artit janë të mbushura me mesazhe të fshehura të cilat kanë një objektiv të qartë, nuk janë të pafajshme”.

Ai theksoi se duhet përdorur çdo mjet për të ndaluar sulmet që synojnë normalizimin e çdo devijimi dhe paturpësie nën formën e artit.

Në vitin 2011, Erdogan e cilësoi të pamoralshme një vepër monumentale të artistit Mehmet Aksoi, e cila u mendua si një gjest miqësie mes Turqisë dhe Armenisë dhe u vendos pranë kufirit turko – armen. Erdogan kërkoi që monumenti të hiqej dhe skulptura u prish.

Gazeta Panorama