SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi: – Në 28 janar, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit

13 Janar 2026
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do të mblidhet në datën 28 janar ora 12:00, për çështjen ‘Balluku’.
Sipas urdhërit të kryeparlamentarit Niko Peleshi, kërkesa e SPAK per t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Ballukut do të shqyrtohet një javë pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë shqyrtuar ankimimin e Keshillit të Ministrave për masen e sigurisë “pezullim nga detyra” të Belinda Ballukut.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar këtë masë shtrënguese dhe verdiktin final pritet ta japë më 22 janar.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pas akuzave të ngritura ndaj saj.
