Sinjale radioje nga një planet 63 vite dritë larg(!)

24 Shtator 2026
Kapen sinjale radio nga një tjetër planet jashtë sistemit Diellor. Janë arritur të regjistrohen nga instrumentet e vendosur ne Tokë, dhe për herë të parë është arritur të përcaktohet me saktësi origjina.
Mbërrijnë nga një eksoplanet që ndodhet 63 vite dritë larg nesh dhe nuk janë gjeneruar nga një civilizim alien. Janë gjeneruar nga aurorat që ndriçojnë qiejt e Beta Pictoris b, një planet gjigand, me permasë rreth 10 herë më të madhe se Jupiteri.
Studimi është realizuar nga Qendra për Astrofizikën Harvard and Smithsonian dhe është publikuar në platformën e artikujve shkencorë në pritje për aprovim nga komuniteti shkencor.
Ky planet rrotullohet rreth yllit të tij Beta Pictoris, dhe ka një fushë magnetike ekstremisht intensive, mijëra herë më të fortë se ajo e Tokës, dhe sinjalet radio mund të jenë të ushqyera nga rrotullimi shumë i shpejtë i planetit, i cili një rrotullim të plotë rreth vetes e kryen në 9-10 orë.
Nga vrojtimet kanë dalë në pah impulse radio të shkurtra dhe të përsëritura, të karakterizuara nga valë radio shumë të polarizuara në sens rrethor.
