Mes thirrjeve “poshtë narko-shteti”, votohen projektligjet e rendit të ditës, 24, shtator 2026

24 Shtator 2026
Mes thirrjeve “poshtë narko-shteti”, votohen projektligjet e rendit të ditës

Sërish tensione jashtë sallës së Kuvendit. Kjo, pasi ka pasur një tjetër përpjekje të protestuesve për ta çarë kordonin policor, në tentativë për të hyrë në parlament.

Policia tashmë po zhvendos protestuesit.

Herë pas here, me magnetofon, efektivët bëjnë thirrje që të lirohet rruga, duke iu kujtuar protestuesve se po kryejnë vepër penale.

– Mes thirrjeve “poshtë narko-shteti”, votohen projektligjet e rendit të ditës.

Pas disa orësh debatesh të forta, kryesisht për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, është mbyllur seanca parlamentare edhe për sot.

Socialistët votuan të gjitha projektligjet e rendit të ditës me shumicë votash. Mes tyre, u miratua në parim edhe dërgimi i ushtarakëve shqiptarë në NATO.

Pika e parë është për projektligjin për dërgim të ushtarakëve shqiptarë në Gaza. Mbyllet votimi, 107 vota janë pro dhe asnjë kundër, miratohet projektligji në parim. Miratohen edhe projektligjet e tjera”, tha Peleshi.

Ndërsa kryhej votimi, opozitarët thërrisnin në kor “Poshtë narko-shteti”.