Si do jetë moti gjatë kësaj jave

14 prill 2020

 

Ditën e martë parashikohet ndërhyrje e shkurtër e motit të paqendrueshëm.

Sherbimi Meteorologji Ushtarak ben me dije se si do te jete moti gjate 5 diteve te javes ne te cilen sapo hyme.

Parashikimi i SHMU

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës se marte, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.

Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën.