“Shpërblim për aferën e plehrave” denoncimi i Kryemadhit: – Babai i Alqi Bllakos, 10 milionë lekë rrogë në muaj

Nga Gazeta Shqiptare

– 04.03.21

Monika Kryemadhi ka reaguar sërish ditën e sotme për Inceneratorët. Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, kryetarja e LSI tregon rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të mbetjeve, Alqi Bllako, në atë që ajo e quan afera e Inceneratorëve.

Në dokumentat e publikuara shihet se në këtë Incenerator është i punësuar edhe babai i Alqi Bllakos, me pagën 10 milion lekë në muaj. “Ja se si shpërblehen bashkëpunëtorët e aferës së plehrave. Për një muaj, babi i tij merr nga Inceneratorët, aq sa pensioni i një pensionisti për 10 vjet”, shkruan Monika Kryemadhi krah videos së publikuar. Më tej ajo bën me dije se tanimë Bllako është në listat e PS si kandidatë për njësinë 1 në Tiranë.