Përfaqësuesit e Parlamentit të Serbisë, gjatë një takimi përfaqësuesish të vendeve të rajonit në Kuvendin e Maqedonisë, kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës nga platforma ku qëndronin flamujt e shteteve anëtare të BE-së si dhe vendeve të Ballkanit.

Deputetët nga Kosova (deputetja Blerta Deliu) reaguan duke adresuar kritika, ndërsa krejt në fund u vendos që të largohen gjithë flamujt.

Bëhet fjalë për delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, i cili dje mori pjesë në Konferencën e 13-të të komisioneve për integrime/çështje evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore – COSAP, që u mbajt në Shkup.

Delegacioni i Kosovës përbëhej nga deputetët Blerta Deliu Kodra, kryetare e Komisionit, Armend Zemaj, zëvendëskryetar i Komisionit, dhe Fikrim Damka – zëvendëskryetar i Komisionit, ndër të tjerë, dje pati takim edhe me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Delegacioni i Serbisë reagoi drejt sekretariatit të konferencës në lidhje me praninë e flamurit të Republikës së Kosovës, i cili po ashtu ishte vendosur këtu, pas çka sekretariati i largoi të gjithë flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në konferencë dhe në këtë mënyrë u zgjidh kjo situatë sipas kërkesës së tyre.

Gazeta-Shqip.com