Sërish lëkundje tërmeti në Durrës, magnituda 4.5 ballë

13 Prill 2020 | 19 : 38

Sërish ankth për banorët e Durrësit. Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë pak minuta më parë, duke shtuar frikën dhe panikun. Nga njëra anë lëkundjet e tërmetit dhe nga ana tjetër pamundësia për të dalë nga banesa për shkak të koronavirusit.

Në harkun e pak minutave në Durrës janë ndjerë lëkundje jo të forta tërmeti, por që gjithsesi kanë shkaktuar panik tek banorët. Magnutida mendohet të ketë qenë 4.5 ballë dhe epiqendra sërish në Gjirin e Lalzit.

Sipas gazetares së Top Channel në Durrës, banorët janë trembur, por nuk kanë dalë nga shtëpitë, edhe për shkak se ka zgjatur shumë pak sekonda, dhe duket se më pas gjithçka është kthyer në normalitet.

Nga Gazeta Shqip