“Rreziku më i madh këtu mbetet ky që…”/ Fatos Lubonja: Pse reforma në drejtësi ka dështuar

3 mars 2021

Analisti Fatos Lubonja thotë se me këta SPAK-istë dhe prokurorë që kemi Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Lubonja tha në “Real Story” në News 24, se funksionimi i kësaj reforme do të shihet kur të goditen politikanët në sistem.

Më 2014, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim ‘Ilir Meta si shtyllë e sistemit’. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye. Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike. Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rrotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do gjithë tepsinë Edi Rama komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet.

Tani problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama me atë që po funksionon reforma në drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, tha Lubonja.

Gazeta Panorama