Rezoluta ‘kundër’ Presidentit/ Luan Rama: – Shteti drejtohet me kushtetutë, o budallenj!

15 nentor 2019

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar pasi Kuvendi Miratoi sot rezolutën, ku akuzohet Presidenti Meta se me disa dekrete të tij ka krijuar ngërç në Gjykatën Kushtetuese.

Me një reagim në faxcebook, Rama shkruan e vendi drejtohet me Kushtetutë dhe jo me Rezolutë. “Shteti drejtohet me kushtetutë, o budallej! Jo me rezolutë”, shkruan Luan Rama.

Më herët gjatë ditës së sotme, maxhoranca dhe opozita e re votuan me shumicë votash rezolutën  “shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Kjo nismë e shumicës erdhi si një përgjigje ndaj vendimit të Presidentit Meta, i cili nuk ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.