23 Shtator 2026

“The Beatles” është padyshim një nga grupet më të famshme, më të vlerësuara dhe më të suksesshme të të gjitha kohërave, e sigurisht me rëndësi shumë të madhe për muzikën e shekullit XX. Nëse mendonim se dinim gjithçka për këtë grup, në fakt nuk dimë asgjë!

Një sekret i ruajtur për dekada me radhë del në dritë: “The Beatles” paskan prekur tokën shqiptare, e ky detaj nuk ishte i shkruar askund…

E gjitha kjo zbulohet në librin e ri të shkrimtares së njohur Mira Meksi, titulluar “Vrasja e Beatles-ave pas mesnate”.

Gjithçka ndodhi për shkak të një uljeje të detyruar në avionit nga India për në Angli, dhe ku iu dha leja për të qëndruar në aeroportin e Rinasit asokohe, pavarësisht se marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë komuniste me Mbretërinë e Bashkuar nuk ishin të favorshme.

Qëndresa e tyre ishte vetëm një natë, por padyshim i paharrueshëm për katër të rinj, liceistë për kanto.

“Ndërkohë, është dhe libri i fundit që sapo do dalë, do marrë dritë së shpejti, që është “Vrasja e Beatles-ave pas mesnate”. Bëhet fjalë për vitet ‘60-’70, kur Shqipëria ishte pak më e lirshme ndaj artit, ndaj të resë, ndaj muzikës, ku bëhet fjalë për Beatles-at që kanë qenë në prill. Në ’68-ën kanë ardhur në Shqipëri. Është bërë një ulje e detyruar. Në prill të ’68-ës kanë ardhur për një natë, është bërë një ulje e detyruar. Ka ardhur vetë John Lennon-i dhe është bërë një ulje e detyruar e avionit i cili vinte nga New Delhi.

Kishin qenë në një meditim transcendent, një proces meditimi transcendent në Indi për të shkuar në Londër. Në Athinë pësohet një lloj fortune. Aeroporti i Athinës mbyllet dhe Shqipëria komuniste, edhe pse kishte të ndërprera, nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Anglinë, përsëri jep leje Rinasi për t’u ulur avioni. Ka ndenjur një natë dhe katër të rinj liceistë për kanto, të cilët ishin fansa të Beatles, dhe ata ishin dhe kantautorë dhe kompozonin dhe gjithçka lidhur me Beatles dhe aty hapet një portal dhe bëhet shkëmbimi… dhe ka të tjera surpriza…”, u shpreh Meksi.

Këto janë të vetmet informacione që dimë mbi këtë vizitë të papritur të “The Beatles” në vendin tonë, por padyshim që mezi presim të mësojmë më tepër nga libri i ri i Meksit, i cili pritet të publikohet pas rreth dy javësh.