Drejtuese e Sherbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

23 Shtator 2926

Hyseni drejtonte SHISH që prej prillit 2023. Përpara kësaj, ajo kishte shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe më pas si këshilltare e Ramës për sigurinë kombëtare. Në vitin 2025, ajo drejtoi Komitetin Civil të Inteligjencës së NATO-s.

Në momentin kur u kryen kontrollet, Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës. Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP)

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër të një hetimi të SPAK.

Sipas prokurorëve, Hyseni po hetohet për dyshimin e përkrahjes së një autori të veprës penale dhe nxjerrjes së të dhënave sekrete shtetërore.

Vendimi u mor nga GJKKO pas kërkesës së SPAK. Në momentin kur u kryen kontrollet, Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës. Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP)

Pas vendimit të gjykatës, kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të Hysenit nga drejtimi i SHISH. Rama deklaroi se do të konsultohet me Presidentin Bajram Begaj për emërimin e pasardhësit të saj, duke theksuar se çështja e fajësisë ose pafajësisë duhet të përcaktohet nga drejtësia.