Ka shoqërime te protestuesve nga policia tek Kuvendi

24 Shtator 2026
Shoqërimet gjatë protestës, ndërsa situata mes protestuesve dhe policisë është tensionuar.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga uniformat blu.
Mes protestuesve ka dhe të lënduar, konkretisht një i moshuar, të cilit i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët në pritje të ambulancës.
Protesta vijon, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën ku po zhvillohet tubimi.
