Bilanci/ 12 banesa dhe 2500 hektarë pyje të djegura në Lezhë e Mirditë këte verë!

24 Shtator 2026
Përveç sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe pemëve frutore, flakët dogjën 12 banesa në qarkun e Lezhës si dhe u shkrumbuan kasolle me bagëti brenda.
Në të gjithë qarkun zjarret kanë përshkuar rreth 2500 hektarë pyje, pjesa më e madhe e të cilave në territorin e Bashkisë Mirditë.
“Lufaj-Perlat kemi pasur rreth 959 hektarë. Zjarri më masiv ka qenë në zonën e Ungrejt, 1417 hektarë pyje, 14 hektarë në Mal-Milot, 8 hektarë në zonën e Vilzës”, tha Nikoll Tushi, përgjegjës i Mbrojtjes Civile.
Deri më tani nuk ka një faturë financiare por vlerësimi i dëmeve do të përcaktojë edhe mënyrën e ndërhyrjes për familjet e prekura.
