Shpetm Sala dhurues per rikrijimin e Bibliotekes Franceskane, Shkoder. –

Keto dite u njoha me Historikun e Bibliotekes dhe Arkivin e Provincies Franceskane Shqiptare te botuar qe ne vitin 2015. Dihet se Biblioteka dhe Arkivi i Franceskaneve u godite, u shkaterrua dhe u vodh ne vitet e para pas Luftes se II Boterore. Por ketu do flas per ato njerez dashamires te librit qe i dhuruan libra e dokumente  per riorganizimin dhe pasurimin e kasaj biblioteke pas viteve ’90.

Sipas historikut te kesaj biblioteke te themelur qe ne vitin 1875, dhuruesit kryesor me kontribut te cmuara jane Vili Kamsi, Karlo Marlekaj, Llesh Lleshi, Gjovalin Baba dhe Shpetim Sala.

Libri Antikuar per Shqipnine ne Biblioteken FRANCESKANE

Per mua ishte befasi qe studiuesi Shpetim Sala, kishte dhene kontribut per kete rithemelimn dhe riorganizimin e kesaj biblioteke, nder te parat dhe me te rendesishmet  e ngritur qe ne vitin 1875. Shpetimi ka vleresim per librin dhe per cdo relike dhe objekt te trashegimise kulturore , dhe ky pasion e perkushtim e rendit edhe  nder koleksionistet me vlera te cmuara ne kete drejtim. Disa here e kam takuar ne studion e tij modeste, por  plot objekte te trashegimise, si libra, dorshkrime, vepra arti te vjetra, foto historike dhe ne menyre te vecante me  koleksionin me Flamujt Kombetar Origjinal te praktikuar  ne nje periudhe gati 140 vjecare ne Shqiperi dhe me gjere ne trojet tona. Vazhdimisht ai punon per skedimin dhe plotesimin me historikun e cdo objekti me dijenite e tija, per te cilat ju ka kushtuar kohe e mundime. Ky pasion ndoshta tek Shpetimi eshte rrenjosur edhe nga tradita familjare, po permendim se ne familjen e tij ruhet nje Flamur Kombetar me vjetersi me shume se njeshekullor. Per te mos e humbur fillin e mendimit, po i kthehem kenaqesise qe ndjeme dhe respektin qe shprehim per kontributin per Biblioteken Franceskane. Kontributi e ndihma  per institucionet kulturore dhe muzeale e Shpetimit eshte shume me e gjere dhe meriton te popullarizohet e njihet si shembull. Ajo eshte publikuar edhe ne shtypin tone e ne emisione te gjera ne Tv te ndryshem.

Shpetim Sala

Kontributi dhe jeta e njeriut ka te paprituret  e kandshme, dhe per Shpetimin eshte kenaqesi qe eshte vleresuar duke u be faktor ne historikun e ketij institucioni me kontribute te pa zevendesueshme per Rilindjen dhe identitetin tone kombetar.

Me Shpetim Salen

Shenim nga J. Brahaj.