4 Maji 2023

Kreu i PL-së tha se “nuk fyhem nga një njeri që nuk pranon të bëjë testin e drogës, një njeri që nuk pranon të përballet dhe e treta një njeri që është peng”.

“Kjo tregon dhe panikun dhe tmerrin e madh nga e vërteta që po vjen. Që ai është një pakicë. Si mund të flasë kryeministri i një vendi demokratik në këtë mënyrë, kur pushteti ekzekutiv dhe ai lokal janë të ndara. Është një çmenduri si vetë shpallja e tij kandidat me 61 bashki, kur nuk kandidon në asnjë bashki.

Në një shtet të kapur në një shtet ku kryeministri urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit. Kjo është një arsye qe ne ti motivojmë qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje. Jo vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje por dhe për të rrëzuar këtë regjim. Mos mendoni se procesi mbaron kur hidhet vota e fundit, procesi fillon kur hidhet vota e fundit dhe fillon numërimi”, deklaroi Meta në ‘Quo Vadis’.