Protesta-11 Shtator 2026

12 Shtator 2026

Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë!”, është mbyllur protesta e 104-t kundër qeverisë në Tiranë.

Pas marshimit nëpër kryeqytet, qytetarët e kanë përmbyllur tubimin duke bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën kombëtare të thirrur për ditën e nesërme.

Një tjetër thirrje e qytetarëve ishte edhe për diasporën, me protestuesit që deklaruan: “Diaspora është me ne”, duke iu referuar shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës kombëtare.

Protesta e 104-t përfundoi me paralajmërimin se mobilizimi do të vijojë edhe nesër, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta 104 (3)