Përgjimet e Ron Yeffet, aktivisti: Miku i Ramës thoshte ‘jemi ngarkuar nga qeveria shqiptare për të kryer punët e këqija’! Kryeministri shmang tenderat me anë të manipulimit me ngritjen e kompanive tip “KAYO”

12 Shtator 2026
“E gjithë amullia e ditëve të fundit që po shkaktohet me nxitje nga qeveria, e ka sikletin te Ron Yeffet”, kështu u shpreh aktivisti Mirjan Aliaj në protestën e 104-t kundër qeverisë, teksa foli për përgjimet e fundit të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Aliaj u ndal te përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ku biznesmeni izraelit Ron Yeffet, të cilin e cilësoi si mik të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, komunikon me tre persona të tjerë, të identifikuar prej tij si Igor, Tatiana dhe Sergei.
Sipas aktivistit, në këtë përgjim flitet për dy skema, shitja e armëve të prodhuara në Afrikë dhe të paketuara në Shqipëri, për t’u shitur në zonat e konfliktit dhe, së dyti, “përlarja” e fushave të Delvinës.
Po ashtu, i riu tha se plani i kryeministrit Rama është të shmangen garat në tendera, me anë të manipulimit duke ngritur kompani tip “KAYO”, ku qeveria fut pronat e saj në ndërmarrje të përbashkëta me Roni Yeffet-in, ndërsa solli në vëmendje edhe një tjetër pjesë të përgjimit të këtij të fundit, i cili thotë: “Ne jemi ngarkuar nga qeveria shqiptare për të kryer punët e këqija”.
Aktivisti Mirjan Aliaj: E gjithë amullia e ditëve të fundit që po shkaktohet me nxitje nga qeveria, e ka sikletin te Ron Yeffet. Skandali që u publikua ditën e hënë, mos harroni, 7 shtatori, e ktheu këtë bulevard në frymën e 7 qershorit, riktheu masivitetin.
Këtë herë denoncimi i Arben Ahmetajt është përqendruar në zbulimin e përgjimeve të Ron Yeffet, mikut të ngushtë të Edi Ramës, i cili negocion për shitje pronat e Shqipërisë. Pa tender e pa garë. Dhe këtu merr një kuptim të fortë dhe shumë të qartë parulla “Albania is not for sale”, “Shqipëria nuk është në shitje”.
Në intervistën e tij, na ekspozuan një përgjim 3 orësh, për një bisedë që ka ndodhur në janar të 2026, mes Ron Yeffet, që ish-zv.kryeministrin e quan si “Gys Agasi” anglishtfolës, dhe tre persona të tjerë, Igor, Tatiana dhe Sergei.
Skema është e thjeshtë, për të shmangur garat dhe shqyrtimin nga KLSH-ja, qeveria fut pronat e saj në ndërmarrje të përbashkëta, me hebraikun, mik të Ramës. Nuk ka të bëjë me antisemitizmin, ne kemi kundër shitjes së Shqipërisë, pavarësisht se kush është i përfshirë.
Pas kësaj ata bëjnë ç’të duan me këtë pasuri. Në qendër të kësaj janë shitja e armëve të prodhuara në Afrikë dhe të paketuara në Shqipëri, për t’u shitur në zonat e konfliktit dhe, së dyti, përlarja e fushave të Delvinës. Dëgjojeni mirë, përlarja e fushave të gazit në Delvinë.
Një moment interesant është kur Ron Yeffet i thotë bashkëbiseduesve të tij se “kompania do të jetë amerikane, që t’i mbyllim gojën dhe ambasadës së SHBA-së”. Pra, Edi Rama jo vetëm që nuk na llogarit, do të na shesë e të na shesë pasuritë private dhe publike, por ka dhe një plan shumë ambicioz me miqtë e tij, t’i mbyllë gojën dhe ambasadës së SHBA-së, që është aleati ynë strategjik dhe i padiskutueshëm.
Ai është i qartë se si do të shmangen garat në tendera, me anë të manipulimit me ngritjen e kompanive tip “KAYO”.
Ndërkohë, bashkëbiseduesit thonë që në qeverinë ukrainase, blerja e makinave dhe pajisjeve ushtarake nuk mund të kalojë pa garë. Një moment është kur Ron Yeffet u thotë bashkëbiseduesve: “Ne jemi ngarkuar nga qeveria shqiptare për të kryer punët e këqija”.
A e kuptoni se nuk duhet të tërhiqemi dhe sa larg ka shkuar kjo qeveri? Prandaj, çdo ditë, pa ndalim, me çdo mënyrë, ne jemi këtu, për të kërkuar dorëheqjen
