11 Shtator 2026

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin me qytetarët, duke thënë se është një qeveri që nuk ka dëgjuar e as nuk ka komunikuar dhumë me popullin.

Gjatë intervistës në podkastin “Flasim”, Rama tha se për arsye “Besa” synon ta çojë këtë marrëdhënie në një stad të ri, përmes një sistemi që do të krijojë gjurmueshmëri, përgjegjësi dhe llogaridhënie konkrete.

Rama shpjegoi edhe mënyrën se si synohet të funksionojë sistemi, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për ndjekjen e kërkesave e ankesave të qytetarëve. Ai theksoi më tej se “Pasqyrën” synon ta shndërrojë në ligj, duke e lidhur atë me sistemin e bashkëqeverisjes.

“Nuk është problem komunikimi. Jemi një qeveri që në periudhën e fundit kemi bërë shumë gjëra, por kemi dëgjuar pak, s’kemi komunikuar shumë.

‘Besa’ është një përpjekje që kjo marrëdhënie të hyjë në një stad të ri. Është i gjithi një sistem që do kërkojë kohën e vet, por do ngrihet hap pas hapi, duke krijuar gjurmueshmëri do krijojë përgjegjësi. Përgjegjësi të identifikueshme dhe llogaridhënie konkrete.

Nëse ke bërë këtë kërkesë dhe ankesë dhe s’ke marrë përgjigje, në atë ekranin e madh të problemeve inteligjenca artificiale do bëjë që institucioni përgjegjës për mos përgjigjen të lajmërohet dhe ai që është përgjegjës drejtpërdrejt në zyrë të japë llogari. ‘Pasqyrën’ ne do ta bëjmë ligj.

Kemi një ligj për bashkëqeverisjen, bashkëqeverisja ka funksionuar për pjesën që kishte, por tani kemi kapacitetin e AI-së mund ta ngremë në një nivel komplet tjetër”, tha Rama.