Pushtimi rus, futbollisti ukrainas nuk përmbahet: – Putini, rimishërimi i Hitlerit

24 Shkurt 2022

Pushtimet ruse ndaj Ukrainës kanë sjellur reagime dhe nga bota e sportit, ku shumë sportistë, por sidomos futbollistë ukrainas janë solidarizuar për të mbrojtur shtetin e tyre dhe disa të tjerë kanë sulmuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Njëri prej tyre është futbollisti i Fuenlabradas në Spanjë, Roman Zozulja, i cili pas bombardimeve të Rusisë, ka reaguar menjëherë kundër presidentit Putin.

“Putini është rimishërimi i Hitlerit, bota duhet ta kuptojë këtë. Planet e tij shkojnë përtej pushtimit të Ukrainës. Është thelbësore që të gjitha vendet të vendosin sanksione kundër këtij regjimi të mallkuar”, ishin fjalët e sulmuesit ukrainas, në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Gazeta Panorama Sport