“Vrasës, terrorist”/ Shpërthjnë protestat kundër Putin në Londër pas sulmeve në Ukrainë

24 SHKURT 2022

Duke valëvitur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur slogane kundër Rusisë, disa qindra mbështetës pro-ukrainas janë mbledhur në Downing Street të Londrës, ndërsa protestojnë kundër vendimit të Putin.

Disa mbajnë pankarta me përshkrimet e Vladimir Putin së bashku me fjalët “terrorist” dhe “vrasës”, shkruan BBC. Turma në një moment vendosi himnin kombëtar të Ukrainës dhe ma pas shpërthyen duartrokitjet dhe rifilluan brohoritjet; “Stop Putin. Ndalo luftën”.

Olga Smith, një muzikante, artiste dhe mësuese, u transferua në Londër nga Ukraina pesë vjet më parë, ndërkohë që vajza e saj bashkë me 4 nipërit ndodhet atje. Olga tha se vajza e saj e telefonoi në orët e para për t’i thënë se pushtimi kishte filluar dhe se rajoni i tyre po bombardohej.

Gazeta Shqip