Serbia merr vendimin për sanksionet ndaj Rusisë.  Ivica Daçiç: – Askush nuk na ndihmoi ne në vitin 1999…

24 SHKURT 2022

Ndërsa perëndimi ka vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të sulmeve në Ukrainë, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia nuk guxon t’i bashkohet këtyre sanksioneve.

Dadiç bëri me dije se vendet që kërkuan nga Serbia një gjë të tillë nuk e ndihmuan në vitin 1999, kur Serbia u bombardua.

Daçiç është kryetar i Kuvendit të Serbisë dhe thekson se Serbia nuk duhet t’i bashkohet asnjë sanksioni ndaj Rusisë.

Ai tha se kriza në Ukrainë ndodhi për shkak se sipas tij Perëndimi nuk e respektoi marrëveshjen se NATO nuk do të shkojë në Lindje

Gazeta Sot