Protestë para SPAK

Protestë para SPAK
17 Gusht 2026
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi për disa prej çështjeve më të diskutuara të viteve të fundit.
Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK-ut që të mos lërë në harresë dosjet që ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia.
Në pankartat e tyre u përmendën çështje si Porti i Durrësit, McGonigal, projekti në Zvërnec, patronazhistët dhe inceneratorët.
Të rinjtë kërkuan që institucionet e drejtësisë të hetojnë pretendimet për keqqeverisje dhe korrupsion, ndërsa kërkuan përgjegjësi penale për zyrtarët që mund të jenë të përfshirë në këto çështje.
Të rinjtë kanë paralajmëruar se do të vijojnë të kërkojnë transparencë dhe drejtësi për çështjet që i konsiderojnë të pazbardhura.

