Donika Emini

16 Nëntor 2026

Njohësja e politikës të jashtme Donika Emini, ka thënë se nuk ishte askidentale ajo që ndodhi në Bruksel të dielën mbrëma, kur në hapje të Forumit për Zgjerim të Bashkimit Evropian u interpretua melodia e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës, “Oj Kosovo, Kosovo”.

Forumi është organizuar nga Komisioni Evropian, nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Emini në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se ishte e shokuar kur ndodhi kjo. Ajo ishte e ftuar nga shoqëria civile e Kosovës. Ajo ka treguar se doli nga salla dhe protestoi, duke pyetur se kush e ka lëshuar këtë melodi.

Bendi që performoi në sallë ishte ai slloven “Kapobanda”.

Emini ka thënë se nuk ishte aksidentale ajo që ndodhi, pasi komisionerja Kos e përzgjodhi bendin dhe se ajo nuk reagoi fare gjatë skandalit të së premtes.

“Përveç tjerash ky bend u mor nga Marta Kos. U insistua nga ajo që ky bend  të performojë. Është një bend slloven. Ka pasur notë proteste edhe nga Kroacia. Që thotë se fondet e Komisionit në të cilat Kroacia kontribuon nuk duhet të përdoren për gjëra të tilla. Unë nuk besoj se ishte aksidentale. Ku është faji duhet me u adresuar. Nëse i lihet faji vetëm bendit apo sabotimit në nivel të mesëm, atëherë nuk ka përgjegjësi politike nga BE-ja. Prita që aty Marta Kos të reagonte. S’pat reagim të tillë. Aty e pash se nuk është e sinqertë. Çfarëdo deklarate që tha Kos pas moreagimit aty për aty, ishte vetëm reaksionare e nuk duhet të merret as parasysh”, tha Emini.

Gazeta Koha.net, Prishtinë