16 Nëntor 2026

Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë

Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse koha nuk është e volitshme.

Policia qëndron përpara Kryeministrisë, duke mbrojtur godinën qeveritare.

Efektivët kanë ndërhyrë, duke larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Policia i ka larguar për në trotuar, raporton gazetari Osman Stafa.

Pavarësisht kushteve të motit, qytetarët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, që e akuzojnë për korrupsion të përhapur në institucione.