17 Nëntor 2026

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili foli për zhvillimet e fundit që lidhen me inceneratorin e Tiranës dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Këlliçi deklaroi se, sipas informacioneve që disponon në rrugë informale, zhvillimet e fundit mund të kenë pasoja të rënda politike për qeverisjen. Ai iu referua një dëshmie të detajuar që, sipas tij, Mirel Mërtiri ka dhënë para njërit prej prokurorëve të SPAK-ut në Vjenë.

Nënkryetari i PD-së theksoi se nuk e disponon zyrtarisht këtë informacion, por se e ka siguruar në rrugë informale për shkak të funksionit të tij.

Ai kritikoi gjithashtu Prokurorinë e Posaçme, duke pretenduar se hetimi për këtë aferë nuk është nisur në mënyrë proaktive nga SPAK-u. Këlliçi shtoi se ka qenë i përgatitur me dokumente dhe fashikuj për këtë çështje, të cilat i ka bërë publike edhe gjatë daljeve të tij televizive.