Krijohet komisioni “Balla”, ‘viktima’ e parë do jetë Niko Peleshi! – S’ka bërë statuse kundër protestave

17 Gusht 2026
Në konference me gazetarët, Berisha tha se është krijuar një strukturë që ai e cilësoi me ironi si “Komisioni Balla”.
Sipas tij, ky komision po kontrollon statuset në rrjetet sociale të përfaqësuesve të qeverisëse, me synimin për të identifikuar personat që nuk kanë bërë postime kundër lëvizjes rinore qytetare, që dalin çdo ditë në proteste kundër qeverisë.
Berisha tha se “viktima e parë” e këtij komisioni do të jetë Niko Peleshi. Ai pretendoi se Peleshi është konsideruar nga Taulant Balla si “sylesh” ndaj lëvizjes rinore, pasi nuk ka publikuar statuse kundër saj.
“Panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë. Krijohet komisioni Balla, është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës për të identifikuar ata që nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare.
Viktima e parë e komisionit Balla do të jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj Balla i ka mbetur atij. A do ketë viktima të tjerë? Do ketë, por ato do jenë pa pasoja, ndaj nuk ia vlen ti përmendësh”, tha Berisha.
