13 Tetor 2026

Nga: Top Channel

Protesta e sotme e cila nisi para Ministrisë së Arsimit, është kthyer që në momentet e para një “arenë përleshjesh”, pasi të rinjtë nisën me hedhje sendesh dhe thyerje xhamash të institucionit,

Pas këtyre momenteve ka ndërhyrë policia duke nisur me arrestimet e protestuesve dhe tentativat për të vënë situatën në kontroll.

Nga pamjet e siguruara nga gazetaret dhe operatorët e Top Channel në terren, shihet një moment ku një i ri tenton t’i shpëtojë 6 efektivëve të policisë, duke u përballur fizikisht me ta.