Prokurori, – nuk ka ankimim nga kandidatët, lista i kalon Kuvendit

20 nentor   2019

Ka skaduar pasditen e sotme pas orës 16:00, afati për ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Lista tani i kalon Kuvendit, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.

Fillimisht lista me 3 emrat; Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj shkon në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend.

Nëse Kuvendi nuk zgjedh me 84 vota lista kthehet në KLP dhe i rendituri i pari zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm.

Renditja e kandidatëve

459 Olsian ÇELA
406 Arta Marku
362 Fatjona Memçaj

Nga: Gazeta dita